Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

VENDIM

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPERISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

KËSHILLI I GJYKATËS

                                                                                                        Tiranë, më 07.05.2021

V E N D I M

Nr. 17, datë 07/05/2021

Këshilli i Gjykatës së  Posaçme të Shkallës së  Parë  për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga Zëvendëskryetarja Irena Gjoka, Gjyqtarja Iliriana Olldashi dhe nga Kancelari Saimir Shyti, në mbledhjen e tij, të datës së sotme 07.05.2021, mori në shqyrtim kërkesën me nr. 112 Prot., datë 04.05.2021 të paraqitur nga sekretare gjyqësore Olivia Myftiu, për dorëheqje të parevokueshme nga pozicioni i punës si sekretare gjyqësore.

Zj.Olivia Myftiu, ka filluar punë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në datën 08.03.2012 si sekretare gjyqësore, deri më datë 10.12.2012, datë në të cilën i ka përfunduar kontrata e punës. Më datë 20.01.2013 është caktuar në pozicionin e nëpunëses gjyqësore deri më datë 10.06.2013, datë në të cilën ka përfunduar kontrata e punës. Më datë 24.06.2014 është caktuar në pozicionin e sekretares gjyqësore deri më datë 01.12.2015, datë në të cilën i ka përfunduar kontrata e punës. Nga data 25.03.2016 deri më datë 18.12.2019 ka ushtruar detyrën si sekretare gjyqësore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Referuar vendimit nr.286, dt.18.12.2019 “Për fillimin e funksionimit të Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda emërtohet si Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Sa më sipër zj. Olivia Myftiu ka ushtruar detyrën në pozicionin e sekretares gjyqësore nga data 19.12.2019 deri më sot, më datë 07.05.2021. Më datë 20.04.2021 ka bërë kërkesë për leje pa të drejtë page për një periudhë 1 (një) mujore, duke filluar nga data 20.04.2021 deri më datë 20.05.2021.

Më datë 04.05.2021 zj. Olivia Myftiu, ka paraqitur kërkesën për dorëheqje të parevokueshme nga pozicioni i punës si sekretare  gjyqësore, për shkak të shpalljes të saj, si kandidate fituese, pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit. Me shpalljen e saj si kandidate fituese, si hetuese pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve juridike të punës.

Me Vendimin nr. 18/11, datë 17.12.2020, të Këshillit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sekretares Olivia Myftiu i është dhënë statusi i nëpunësit civil gjyqësor duke u njoftuar për këtë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Për këtë shkak bazuar në nenin 38, shkronja b) dhe nenin 80 pika 3 të ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, pranimi i dorëheqjes dhe mbarimi i statusit të nëpunësit civil gjyqësor për këtë sekretare duhet bërë me Vendim të Këshillit të Gjykatës.

Bazuar në Vendimin Nr. 732, dt. 13.11.2019Për rregullat për kohëzgjatjen e punës , ditet e pushimit dhe lejen, orët jashtë orarit dhe shpërblimin e tyre, si dhe kompensimin e shpenzimeve për kryerjen e detyrës jashtë vendit të punës për nëpunësit civilë gjyqësore dhe të prokurorisë” Sekretare Olivia Myftiu ka kryer lejen e zakonshme, pjesore të vitit 2021, (8 ditë kalendarike, nga data 12/04/2021-20/04/2021).

SA SIPËR

Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenin 38 shkronja b)  dhe nenin 80 pika 3, nenin 81, 82  të ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, nenin 64, pika 3, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, Vendimin Nr. 732, datë 13.11.2019 Për rregullat për kohëzgjatjen e punës , ditët e pushimit dhe lejen, orët jashtë orarit dhe shpërblimin e tyre, si dhe kompensimin e shpenzimeve për kryerjen e detyrës jashtë vendit të punës për nëpunësit civilë gjyqësore dhe të prokurorisë “,

VENDOSI

  1. Pranimin e dorëheqjes së sekretares gjyqësore Olivia Myftiu nga pozicioni i punës së saj si sekretare gjyqësore pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  1. Mbarimin e statusit të nëpunësit civil gjyqësor të sekretares gjyqësore Olivia Myftiu për shkak të miratimit të dorëheqjes së saj nga ky pozicion.

  1. Njoftimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor brenda tre ditëve për regjistrimin e këtij vendimi në Regjistrin Qëndror të Personelit.

  1. Ngarkohet Kancelari me kryerjen  e veprimeve  në lidhje me statusin e nëpunësit civil gjyqësor në zbatim të këtij Vendimi.

  1. Ngarkohet Dega e Buxhetit me kryerjen e veprimeve financiare në zbatim të këtij Vendimi.

  1. Kundër këtij Vendimi lejohet ankim.

Tiranë, më datë 07.05.2021

  Anëtar/Gjyqtare                         Zëvendëskryetare                         Anëtar/Kancelar

Iliriana OLLDASHI                          Irena GJOKA                                Saimir SHYTI