VENDIM
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS
Nr. 20 Prot. Tiranë, më 30.06.2021
V E N D I M
Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenet 25, 27, 28 dhe 38 të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqsor në RSH”, si dhe në nenet 8,9,10 të Vendimit të KLGJ “Për procedurat e funksionimit të mbledhjes së Këshillit të Gjykatës”,
VENDOSI
- Miratimin e Programit të Transparencës të Rishikuar, në zbatim të Urdhërit nr.187, datë 18.12.2020, “Për Miratimin e Programit të Transparencës të Rishikuar’’, i ndryshuar, të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
- Miratimin e Rregjistrit të Kërkesave dhe Përgjigjeve të Rishikuar, në zbatim të Urdhërit nr.188, datë 18.12.2020, “Për miratimin e Rregjistrit të Kërkesave dhe Përgjigjeve të Rishikuar”, i ndryshuar, të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
- Caktimin e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit, të GJKKO-së, Znj. Dinora Aleksi, me detyrë specialiste e Zyrës së Mardhënieve me Publikun.
- Ngarkohet specialisti i IT-së, të bëjë publikimin e pikave të sipërcituara të këtij vendimi, në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës www.gjp.gov.al .
- Ky vendim hyn në fuqi, më datë 30.06.2021