VENDIM
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr. 28 Prot. Tiranë, më 08.11.2021
V E N D I M
Nr. 28, datë 08.11.2021
PËR
EMËRIM NË DETYRË TË Z. KASTRIOT KULLAJ, NË POZICIONIN “ARKIVIST” PËR NJË PERIUDHË PROVE 1 VJEÇARE, PRANË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR.
Mbështetur në nenin 27, pikat 1 dhe 2, nenin 28, si dhe nenin 60, 61, 62 të ligjit nr. 98/2016, datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në bazë të Kreut IV të Vendimit nr. 622, datë 10.12.2020, e Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, Udhëzimin nr. 85, datë 11.03.2021, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor, nëpërmjet lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nëpërmjet konkurimit të hapur” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe në referencë të Vendimit nr. 27, datë 08.11.2021 të Këshillit të Gjykatës “Mbi rezultatet e procedurës së konkurimit, për pozicionin Arkivist, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë”,
Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,
V E N D O S I :
- Emërimin e z. Kastriot Kullaj në pozicionin “arkivist” për një periudhë prove një vjeçare, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar nga data 12.11.2021.
- Ngarkohen Kancelari dhe Zyra e Financës së Gjykatës për zbatimin e këtij Vendimi.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
KËSHILLI I GJYKATËS
Anëtar/Gjyqtare Kryetar/Zëvendëskryetare Anëtar/Kancelari
Etleva DEDA Irena GJOKA Saimir SHYTI