VENDIM
REPUBLIKA E SHQIPERISË
GJYKATA E POSACME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS
Nr.4 Prot. Tiranë, më 07.01.2022
V E N D I M
Nr.4, datë 07/01/2022
Për revokimin e vendimit të emërimit të znj. Arta Marku, në detyrën e sekretares gjyqësore, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga Zëvendëskryetarja Irena Gjoka, Gjyqtarja Etleva Deda dhe Kancelari Saimir Shyti, u mblodh sot në datën 07.01.2022, në kuadër të procedurës së plotësimit të vendeve vakante me lëvizje paralele, në procedurën lëvizjes paralele në shërbimin civil gjyqësor, mbështetur në Kreun II “Lëvizja Paralele”, të Vendimit të KLGJ nr. 622 datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, si dhe në Udhëzimin nr.85, datë 11.03.2021, e KLGJ-së "Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor", për pozicionet vakante për nëpunës civil gjyqësor,
- për 3 (tre) Sekretare gjyqësore.
Këshilli i Gjykatës, me Vendimin nr. 3, datë 06.01.2022, vendosi që Znj. Arta Marku të emërohet në detyrën e sekretares gjyqësore, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Nga ana e Kancelarit të Gjykatës, në datën 06.01.22, Znj. Marku u bë me dije nëpërmjet e-mailit për vendimin e sipërcituar të Këshillit. Në datën 07.01.2022, Znj Marku nëpërmjet e-mailit, njoftoi Kancelarin, se për shkaqe familjare, shëndetësore, të fëmijës së saj të mitur jep dorëheqijen nga ky pozicion pune në gjykatën tonë.
PËR SA MË SIPËR
Bazuar në ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e KLGJ-së nr. 622, datë 10.12.2020 “ Për lëvizjen
paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, Udhëzimin nr.85, datë 11.03.2021, e KLGJ-së "Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor",
Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,
V E N D O S I
- Revokimin e vendimit për emërimin e Znj. Arta Marku në detyrën e sekretares gjyqësore, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Njoftimin e këtij vendimi Znj. Arta Marku.
- Ngarkohet Kancelari për zbatimin e këtij Vendimi.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
KËSHILLI I GJYKATËS
Anëtar/Gjyqtare Kryetar/Zëvendëskryetare e Gjykatës Anëtar/Kancelari
Etleva DEDA Irena GJOKA Saimir SHYTI