Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

VENDIM

Logo koka dokumentit

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS

Nr. 6 Prot.                                                                                              Tiranë, më 24.03.2022

VENDIM

Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar , bazuar në mbjedhjen etij të datës 24.03.2022, bazuar në nenin 27, 28, 38  të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqsor në RSH”, si dhe në nenin 8, 9, 10 të Vendimit të KLGJ “Për procedurat e funksionimit të mbledhjes së Këshillit të Gjykatës”

                                                                     Vendosi:

  1. Miratimin e Projektbuxhetit të viteve 2023 - 2025 të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të relacionit shoqërues të përgatitur nga nëpunësi zbatues i kësaj Gjykate Znj.Dhuarata Shehu, duke u mbështetur në kërkesat dhe projektet e paraqitura nga grupet e punës të krijuara me urdhërin nr.44 datë 01.03.2021 “Mbi ngritjen e komisioneve për hartimin e kërkesave për PBA 2023-2025”
  2. Përcjelljen e tij pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor brënda afateve të përcaktuara.
  3. Ngarkohet punononjësi i IT-së , të bëjë publikimin e vendimit në faqen e Gjykatës në internet.

Tiranë më 24.03.2022

Kryetar/Zëvendëskryetare                    Anëtar/Gjyqtare                    Anëtar/Kancelar

     Irena Gjoka                                               Etleva Deda                            Saimir Shyti