VENDIM
REPUBLIKA E SHQIPERISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS
Nr.7 prot Tiranë, më 08.06.2022
V E N D I M
Nr. 7, datë 08/06/2022
Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga Zëvendëskryetarja Irena Gjoka, Gjyqtarja Etleva Deda dhe nga Kancelari Saimir Shyti, në mbledhjen e tij, të datës së sotme 08.06.2022, mori në shqyrtim kërkesën me nr. 876 Prot., datë 06.06.2022 të paraqitur nga sekretare gjyqësore Blerta Martini, për dorëheqje të parevokueshme nga pozicioni i punës si sekretare gjyqësore.
Znj.Blerta Martini, ka punuar në detyrën e Sekretares gjyqësore, pranë Gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda, nga data 20.04.2017, deri në datën 18.12.2019. Referuar vendimit nr.286, dt.18.12.2019 “Për fillimin e funksionimit të Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda emërtohet si Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Sa më sipër, nga data 19.12.2019 deri sot datë 08.06.2022, znj. Blerta Martini ushtron detyrën e Sekretares gjyqësore pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Më datë 06.06.2022 znj. Blerta Martini, ka paraqitur kërkesën për dorëheqje të parevokueshme nga pozicioni i punës si sekretare gjyqësore, për arsye shëndetësore familjare.
Me Vendimin nr. 18/14, datë 17.12.2020, të Këshillit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sekretares Blerta Martini i është dhënë statusi i nëpunësit civil gjyqësor duke u njoftuar për këtë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Për këtë shkak bazuar në nenin 38, shkronja b) dhe nenin 80 të ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe nenin 64, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, pranimi i dorëheqjes dhe përfundimi i marrëdhënies në shërbimin civil gjyqësor, për këtë sekretare duhet bërë me Vendim të Këshillit të Gjykatës.
Bazuar në Vendimin Nr. 732, dt. 13.11.2019 “Për rregullat për kohëzgjatjen e punës , ditët e pushimit dhe lejen, orët jashtë orarit dhe shpërblimin e tyre, si dhe kompensimin e shpenzimeve për kryerjen e detyrës jashtë vendit të punës për nëpunësit civilë gjyqësore dhe të prokurorisë” Sekretare Blerta Martini nuk e ka kryer lejen e zakonshme, të vitit 2022, (ditët kalendarike që i takojnë për periudhën e punës, nga data 01.01.2022 deri më datë 13.06.2022).
SA MË SIPËR
Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenin 38 shkronja b) dhe nenin 80, nenin 81, 82 të ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, nenin 64, pika 1 dhe 3, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, Vendimin Nr. 732, datë 13.11.2019 “Për rregullat për kohëzgjatjen e punës, ditët e pushimit dhe lejen, orët jashtë orarit dhe shpërblimin e tyre, si dhe kompensimin e shpenzimeve për kryerjen e detyrës jashtë vendit të punës për nëpunësit civilë gjyqësore dhe të prokurorisë”,
VENDOSI
- Pranimin e dorëheqjes së sekretares gjyqësore Blerta Martini nga pozicioni i punës së saj si sekretare gjyqësore pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Përfundimin e marrëdhënies në shërbimin civil gjyqësor të sekretares gjyqësore Blerta Martini, për shkak të miratimit të dorëheqjes së saj nga ky pozicion.
- Përfundimi i marrëdhënies në shërbimin civil gjyqësor të sekretares gjyqësore Blerta Martini të bëhet në datën 13.06.2022
- Njoftimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor brenda tre ditëve për regjistrimin e këtij vendimi në Regjistrin Qëndror të Personelit.
- Ngarkohet Kancelari për zbatim e këtij Vendimi.
- Kundër këtij Vendimi lejohet ankim.
Tiranë, më datë 08.06.2022.
Anëtar/Gjyqtare Kryetar/Zëvendëskryetare Anëtar/Kancelar
Etleva DEDA Irena GJOKA Saimir SHYTI