Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

VENDIM

Logo koka dokumentit

REPPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS

Nr. 851/2 prot.                                                                                   Tiranë, më 30.03.2023

VENDIM

Nr. 1, datë 30.03.2023

PËR

        MIRATIMIN E PROJETBUXHETIT PËR VITET 2024-2026, FAZA E PARË

Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në mbledhjen e tij të datës 30.03.2023, bazuar në nenet 27, 28, 38 të ligjit nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH”, si dhe në nenet 9, 10, 16 të vendimit nr.71, datë 20.05.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për procedurën e funksionimit të mbledhjes së Këshillit të Gjykatës”;

V E N D O S I:

1.Miratimin e projekt-buxhetit për vitet 2024-2026, faza e parë, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të relacionit shoqërues të përgatitur nga nëpunësi zbatues i kësaj gjykate, znj.Dhurata Shehu, duke u mbështetur në kërkesat dhe projektet e paraqitura nga grupet e punës të krijuara me urdhërin nr.94, datë 20.03.2023, “Mbi ngritjen e komisioneve për hartimin e kërkesave për PBA 2024-2026”.

2.Përcjelljen e tij pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor brenda afateve të përcaktuara.

3.Ngarkohet nëpunësi i IT-së të bëjë publikimin e vendimit në faqen e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në internet.

4. Ngarkohet Kancelari të marrë masat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi.

Tiranë, më 30.03.2023.

                                                                                                 

     Kancelari                       Anëtare/Gjyqtare              Kryetare/Zv/Kryetare e Gjykatës                         

  Saimir SHYTI                     Etleva DEDA                                  Irena GJOKA