Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

VENDIM

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS

Nr.1790/2 prot.                                                                                  Tiranë, më 07.07.2023

VENDIM

Nr. 3, datë 07.07.2023

PËR

                         “REVOKIMIN E VENDIMIT NR.2, DATË 31.05.2023

                                            TË KËSHILLIT TË GJYKATËS”

Me vendimin nr.2, datë 31.05.2023, Këshilli i Gjykatës vendosi miratimin e strukturës dhe organigramës së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 73 (shtatëdhjetë e tre) punonjës, duke përfshirë këtu 8 (tetë) pozicione shtesë, të cilat parashikoheshin në strukturën dhe organigramën standarte të miratuar nga KLGJ-ja me vendimet nr.147 dhe nr.148 të datës 29.03.2023, ndërkohë që numri i organikës së miratuar për Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është 65 (gjashtëdhjetë e pesë) punonjës. Në këto kushte, mbështetur në nenet 37, 38, 41 të Ligjit nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Lartë  Gjyqësor nr.147, datë 29.03.2023 “Për përcaktimin e kategorive të gjykatave” si dhe në Vendimin e Këshillit të Lartë  Gjyqësor nr.148, datë 29.03.2023 “Për miratimin e rregullave standarte për organigramën, përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të pozicioneve të nëpunësve civilë gjyqësorë dhe punonjësve të tjerë të gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, kategoria e parë, me zyrë shërbimi”, Këshilli i Gjykatës i përbërë nga Zëvendëskryetarja Irena Gjoka, gjyqtarja Etleva Deda dhe Kancelari Saimir Shyti, në mbledhjen e tij, të datës së sotme 07.07.2023, me propozim të Zëvendëskryetares së Gjykatës,

V E N D O S I:

  1. Revokimin e vendimit nr.2, datë 31.05.2023 “Për miratimin e strukturës dhe organigramës së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” për shkak të riorganizmit të strukturës aktuale të miratuar, në fuqi, prej 65 punonjësish.

  1. Dërgimin e këtij vendimi pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor brenda afateve të përcaktuara.

  1. Ngarkohet nëpunësi i IT-së të bëjë publikimin e vendimit në faqen e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në internet.

  1. Ngarkohet Kancelari të marrë masat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi.

  1. Ky vendim hyn në fuqi, më datë 07.07.2023.

KËSHILLI I GJYKATËS

    Anëtar/Kancelar                   Kryetare/Zëvendëskryetare              Anëtare/Gjyqtare 

      Saimir SHYTI                                Irena GJOKA                              Etleva DEDA