VENDIM
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS
Nr. 1790/3 Prot Tiranë, më 07.07.2023
VENDIM
Nr. 4, datë 07.07.2023
PËR
“MIRATIMIN E KËRKESËS PËR DORËHEQJE NGA POZICIONI I PUNËS SË SEKRETARES GJYQËSORE PRANË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR,
TË ZJ. RILINA VATA”
Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga Zëvendëskryetarja Irena Gjoka, Gjyqtarja Etleva Deda dhe nga Kancelari Saimir Shyti, në mbledhjen e tij, të datës së sotme 07.07.2023, mori në shqyrtim kërkesën me nr. 1653 Prot., datë 15.06.2023, të paraqitur nga sekretare gjyqësore Rilina Vata, për dorëheqje në mënyrë të parevokueshme dhe të menjëhershme nga pozicioni i punës si sekretare gjyqësore pranë GJKKO-së.
Znj.Rilina Vata, ka punuar në detyrën e Sekretares gjyqësore pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që nga data 13.02.2020. Më datë 15.06.2023, znj. Rilina Vata ka paraqitur kërkesën për dorëheqje të parevokueshme dhe të menjëhershme nga pozicioni i punës si sekretare gjyqësore, për shkak të shpalljes prej saj, si fituese për t’u pranuar në programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës.
Me Vendimin nr. 21/4, datë 02.07.2021, të Këshillit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sekretares Rilina Vata i është dhënë statusi i nëpunësit civil gjyqësor duke u njoftuar për këtë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Për këtë shkak, bazuar në nenin 38, shkronja b) dhe nenin 80 të ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe nenin 64, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pranimi i dorëheqjes dhe përfundimi i marrëdhënies në shërbimin civil gjyqësor, për këtë sekretare duhet bërë me Vendim të Këshillit të Gjykatës.
Bazuar në VKM-në Nr. 732, dt. 13.11.2019 “Për rregullat për kohëzgjatjen e punës , ditët e pushimit dhe lejen, orët jashtë orarit dhe shpërblimin e tyre, si dhe kompensimin e shpenzimeve për kryerjen e detyrës jashtë vendit të punës për nëpunësit civilë gjyqësore dhe të prokurorisë”, Sekretare Rilina Vata ka kryer 7 ditë nga leja e zakonshme e vitit 2023 (në periudhën 21.04.2023 deri më datë 27.04.2023). I mbeten për të kryer ditët kalendarike që i takojnë për periudhën e punës, nga data 01.01.2023 deri më datë 10.07.2023.
SA MË SIPËR
Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenin 38 shkronja b) dhe nenet 80, 81 dhe 82 të ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nenin 64, pika 1, 3 dhe 4, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM-në Nr. 732, datë 13.11.2019 “Për rregullat për kohëzgjatjen e punës, ditët e pushimit dhe lejen, orët jashtë orarit dhe shpërblimin e tyre, si dhe kompensimin e shpenzimeve për kryerjen e detyrës jashtë vendit të punës për nëpunësit civilë gjyqësore dhe të prokurorisë”,
VENDOSI
- Pranimin e dorëheqjes së sekretares gjyqësore Rilina Vata nga pozicioni i punës së saj, si sekretare gjyqësore pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Përfundimin e marrëdhënies së punës të sekretares gjyqësore Rilina Vata, për shkak të miratimit të dorëheqjes së saj nga ky pozicion në datën 10.07.2023.
- Ruajtjen e statusit si nëpunëse civile gjyqësore në Shërbimin Civil Gjyqësor të sekretares gjyqësore Rilina Vata, deri në një periudhë 2 vjeçare nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
- Njoftimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor brenda tre ditëve për regjistrimin e këtij vendimi në Regjistrin Qendror të Personelit.
- Ngarkohet Kancelari për zbatim e këtij Vendimi.
- Kundër këtij Vendimi lejohet ankim.
Tiranë, më datë 07.07.2023.
KËSHILLI I GJYKATËS
Anëtar/Kancelar Kryetare/Zëvendëskryetare Anëtare/Gjyqtare
Saimir SHYTI Irena GJOKA Etleva DEDA