VENDIM
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS
Nr. 1790/4 Prot Tiranë, më 07.07.2023
VENDIM
Nr. 5, datë 07.07.2023
PËR
“MIRATIMIN E KËRKESËS PËR DORËHEQJE NGA POZICIONI I PUNËS SË SEKRETARES GJYQËSORE PRANË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR,
TË Znj. EVALDA JERA”
Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga Zëvendëskryetarja Irena Gjoka, Gjyqtarja Etleva Deda dhe nga Kancelari Saimir Shyti, në mbledhjen e tij, të datës së sotme 07.07.2023, mori në shqyrtim kërkesën me nr. 1719 Prot., datë 22.06.2023, të paraqitur nga sekretare gjyqësore Evalda Jera, për dorëheqje nga pozicioni i punës si sekretare gjyqësore pranë GJKKO-së.
Znj.Evalda Jera, ka punuar në detyrën e Sekretares gjyqësore, pranë Gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda, nga data 07.10.2019, deri në datën 18.12.2019. Referuar Vendimit nr.286, dt.18.12.2019 “Për fillimin e funksionimit të Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda emërtohet si Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Sa më sipër, nga data 19.12.2019, znj. Evalda Jera ushtron detyrën e Sekretares gjyqësore pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Me Vendimin nr. 18/16, datë 17.12.2020, të Këshillit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sekretares Evalda Jera i është dhënë statusi i nëpunësit civil gjyqësor duke u njoftuar për këtë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Më datë 15.06.2023 znj. Evalda Jera ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga pozicioni i punës si sekretare gjyqësore, për arsye personale.
Për këtë shkak, bazuar në nenin 38, shkronja b) dhe nenin 80 të ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe nenin 64, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pranimi i dorëheqjes dhe përfundimi i marrëdhënies në shërbimin civil gjyqësor, për këtë sekretare duhet bërë me Vendim të Këshillit të Gjykatës.
Bazuar në VKM-në Nr. 732, dt. 13.11.2019 “Për rregullat për kohëzgjatjen e punës , ditët e pushimit dhe lejen, orët jashtë orarit dhe shpërblimin e tyre, si dhe kompensimin e shpenzimeve për kryerjen e detyrës jashtë vendit të punës për nëpunësit civilë gjyqësore dhe të prokurorisë”, sekretare Evalda Jera nuk e ka kryer lejen e zakonshme, të vitit 2023, (ditët kalendarike që i takojnë për periudhën e punës, nga data 01.01.2023 deri më datë 21.07.2023).
SA MË SIPËR
Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenin 38 shkronja b) dhe nenet 80, 81 dhe 82 të ligjit nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nenin 64, pika 1, 2 dhe 4, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM-në Nr. 732, datë 13.11.2019 “Për rregullat për kohëzgjatjen e punës, ditët e pushimit dhe lejen, orët jashtë orarit dhe shpërblimin e tyre, si dhe kompensimin e shpenzimeve për kryerjen e detyrës jashtë vendit të punës për nëpunësit civilë gjyqësore dhe të prokurorisë”,
VENDOSI
- Pranimin e dorëheqjes së sekretares gjyqësore Evalda Jera nga pozicioni i punës së saj, si sekretare gjyqësore pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Përfundimin e marrëdhënies së punës të sekretares gjyqësore Evalda Jera, për shkak të miratimit të dorëheqjes së saj nga ky pozicion në datën 21.07.2023.
- Ruajtjen e statusit si nëpunëse civile gjyqësore në Shërbimin Civil Gjyqësor të sekretares gjyqësore Evalda Jera, deri në një periudhë 2 vjeçare nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
- Njoftimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor brenda tre ditëve për regjistrimin e këtij vendimi në Regjistrin Qendror të Personelit.
- Ngarkohet Kancelari për zbatim e këtij Vendimi.
- Kundër këtij Vendimi lejohet ankim.
Tiranë, më datë 07.07.2023.
KËSHILLI I GJYKATËS
Anëtar/Kancelar Kryetare/Zëvendëskryetare Anëtare/Gjyqtare
Saimir SHYTI Irena GJOKA Etleva DEDA