Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

VENDIM

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

KËSHILLI I GJYKATËS

Nr. 1790/5 Prot                                                                                     Tiranë, më 07.07.2023

VENDIM

Nr. 6, datë 07.07.2023

PËR

“MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE ORGANIGRAMËS SË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR”

Mbështetur në nenet 37, 38, 41 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në VKM-në nr. 325, datë 31.05.2023 “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të nënprefektit, administratës publike”, VKM-në nr. 326, datë 31.05.2023 “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, si dhe në Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 147, datë 29.03.2023 “Për përcaktimin e kategorive të gjykatave”, Këshilli i Gjykatës i përbërë nga Zëvendëskryetarja Irena Gjoka, gjyqtarja Etleva Deda dhe Kancelari Saimir Shyti, në mbledhjen e tij, të datës së sotme 07.07.2023, me propozim të Zëvendëskryetares së Gjykatës,

                                                               V E N D O S I

  1. Miratimin e Strukturës së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sipas Aneksit nr.1 bashkëlidhur Vendimit.

  1. Miratimin e organigramës së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sipas Aneksit nr.2 bashkëlidhur Vendimit.

Ky vendim hyn në fuqi në datën 10.07.2023 dhe një kopje i dërgohet Këshillit të Lartë gjyqësor.

KËSHILLI I GJYKATËS

    Anëtar/Kancelar                   Kryetare/Zëvendëskryetare              Anëtare/Gjyqtare  

      Saimir SHYTI                                Irena GJOKA                              Etleva DEDA        

 

 

Struktura GJKKO 7 Korrik 2023 Aneksi 1

Organigrama GJKKO 7 Korrik 2023 Aneksi 2