Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

VENDIM

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS

Nr. 1790/6 Prot                                                                                              Tiranë, më 07.07.2023

VENDIM

Nr. 7, datë 07.07.2023

PËR

“CAKTIMIN E Znj. DHURATA SHEHU NË DETYRËN E DREJTORIT TË DREJTORISË SË BUXHETIT DHE MENAXHIMIT FINANCIAR PRANË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Në pikën 1, I gërma f),  të  Vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 147, datë 29.03.2023 “Për përcaktimin e kategorive të gjykatave”, është përcaktuar që Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të jetë gjykatë e kategorisë së parë (e lartë). Me shkresën nr. 2785 prot., datë 08.05.2023, është përcjell për zbatim organigrama standarde për funksionimin e kësaj gjykate, ku pjesë përbërëse e kësaj organigrame është Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar. Pra tashmë, Dega e Buxhetit është ngritur në nivel Drejtorie, me Vendimin nr. 6, datë 07,07.2023 të Këshillit të Gjykatës “Për miratimin e strukturës dhe organigramës së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, është miratuar struktura organike dhe organigrama e GJKKO-së ku Dega e Buxhetit ka kaluar Drejtori.

Në nenin 10, të Vendimit të KLGJ-së nr. 148, datë 29.03.2023 “Për miratimin e rregullave standarde për organigramën, përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të pozicioneve të nëpunësve civilë gjyqësorë dhe punonjësve të tjerë të gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, kategoria e parë, me zyrë shërbimi”, është përcaktuar se:

  1. Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar është përgjegjëse për përgatitjen e
    projektbuxhetit të gjykatës, monitorimin e shpenzimeve buxhetore, kryerjen e pagesave dhe çdo transaksioni financiar të parashikuar nga buxheti, si dhe për administrimin e vlerave materiale dhe monetare sipas ligjit.
  2. Nëpunësit të kësaj drejtorie kryejnë detyrat e përcaktuara në përshkrimin e punës
    bashkëlidhur kësaj rregullore. Ata mbikëqyren nga Kancelari, dhe raportojnë periodikisht në Këshillin e Gjykatës.

Gjithashtu në Vendimin e sipërcituar përcaktohet përshkrimi i punës së “Drejtor”, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, dhe Njësisë Organizative: Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, tashmë funksionale edhe për Institucionin tonë.

Referuar të dhënave në përshkrimin e pozicionit të punës, si: Misionit, Qëllimit të Përgjithshëm të Pozicionit të Punës, Detyrave Kryesore, Përgjegjësive Kryesore që lidhen me Planifikimin dhe Objektivat, Menaxhimin, Detyrat Teknike, Përfaqësimin Institucional dhe Bashkëpunimin, Zgjidhja e Problemeve, Vendimmarrja, Mjedisi Menaxherial, Mbikëqyrja, Stafi nën Varësi, Kushtet e Punës, etj.,  janë të njëjta me ato që kryen aktualisht Kryetarja e Degës së Buxhetit znj. Dhurata Shehu, në cilësinë e Nëpunësit Zbatues të Institucionit që në fillim të marrjes së detyrës nga ana e saj, në datën 07.11.2007 (ish Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda).

Në lidhje me Kriteret e Veçanta, që përcaktohen në përshkrimin e punës së Drejtorit të Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, në cilësinë e Nëpunësit Zbatues, znj. Dhurata Shehu i plotëson të gjitha kriteret si më poshtë vijon:

Është diplomuar në shkenca ekonomike, niveli “Master Shkencor”.

Me Vendimin nr. 18/1, datë 17.12.2020, të Këshillit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kryetares së Degës së Buxhetit,  Dhurata Shehu, i është dhënë statusi i nëpunësit civil gjyqësor duke u njoftuar për këtë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Ka një eksperiencë pune në pozicionin e Kryetares së Degës së Buxhetit, në këtë pozicion, në nivel menaxheri drejtues prej mbi 15 vjet pune.

Znj. Dhurata Shehu zotëron edhe aftësi të tjera si:

Ka njohuri të mira të politikës, të legjislacionit, procedurave ligjore në lidhje me administrimin, menaxhimin financiar dhe kontrollin, sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria;

Ka njohuri shumë të mira të procedurave administrative dhe profesionale;

Ka aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;

Ka aftësi të mira për të planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën e stafit në varësi;

Ka aftësi shumë të mira menaxhimi, komunikimi, bashkëpunimi dhe të punës në grup;
Ka aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.


Për të përcaktuar kriteret e veçanta për t’u emëruar Nëpunës Zbatues/Drejtues Buxheti, duhet t’i referohemi Ligjit Nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, i ndryshuar. Kështu, në nenin 4 pika 5, nenet 23 dhe 24 të këtij Ligji nën titullin “Përkufizime” parashikohet se: “Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: …“Njësi të qeverisjes qendrore” janë njësitë e pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, të krijuara me Kushtetutë ose me ligj, që kanë si veprimtari të tyre parësore përmbushjen e funksioneve të qeverisjes qendrore. Njësia e qeverisjes qendrore përfshin organin qendror të njësisë dhe njësitë e vartësisë të kontrolluara prej saj.…23. "Nëpunës autorizues" është nëpunësi i nivelit më të lartë të menaxhimit në njësinë publike, përgjegjës për zbatimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit në të gjitha strukturat, programet, veprimtaritë dhe proceset që menaxhohen prej tyre. 24. Nëpunës zbatues” është një nëpunës i nivelit menaxherial të njësisë, i cili është përgjegjës për zbatimin e rregullave që lidhen me menaxhimin financiar, kontabilitetin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare të njësisë, si dhe përgjigjet para nëpunësit autorizues të njësisë”, ndërsa në nenin 12 të këti Ligji nën titullin “Përgjegjshmëria menaxheriale e nëpunësve zbatues”, parashikohet shprehimisht se: 1. Nëpunës zbatues i njësisë publike është drejtuesi i strukturës përgjegjëse për financat e njësisë publike, në vartësi direkte nga nëpunësi autorizues i njësisë dhe që ka përfunduar studimet e ciklit të dytë në shkencat ekonomike ose diplomë universitare të ekuivalentuar me të, me përvojë pune jo më pak se pesë vjet në profesion. Nëpunësi zbatues emërohet në njësi, sipas kuadrit ligjor në fuqi, duke respektuar plotësimin e kërkesave të kësaj pike. 2. Nëpunësi zbatues i njësisë publike është përgjegjës dhe i raporton nëpunësit autorizues të njësisë publike për garantimin e cilësisë së: a) dokumentit përfundimtar të buxhetit dhe bashkërendimin e punës gjatë procesit të përgatitjes së buxhetit të njësisë publike, në rolin e sekretarit të grupit të menaxhimit strategjik të njësisë publike; b) raportimit periodik për vendimmarrjen, në funksion të realizimit të objektivave, si dhe të pasqyrave financiare vjetore të njësisë publike, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe rregullat e miratuara nga Ministri i Financave. 3. Nëpunësit zbatues të të gjitha niveleve të njësisë publike përgjigjen përpara nëpunësit autorizues përkatës për: a) garantimin para miratimit të shkresave/urdhrave me karakter financiar, lidhur me ligjshmërinë, rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve të ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit; b) përgatitjen e dokumentit përfundimtar të buxhetit dhe bashkërendimin e punës gjatë procesit të përgatitjes së buxhetit të njësisë ku punojnë; c) llogaritjen e kostove të veprimtarive të përcaktuara nga drejtuesit e programeve; ç) mbikëqyrjen dhe menaxhimin efektiv të punonjësve në varësi funksionale të tij, si dhe ruajtjen e nivelit të tyre profesional; d) identifikimin dhe krijimin e regjistrit të riskut, vlerësimin, kontrollin e risqeve që vënë në rrezik arritjen e objektivave dhe realizimin me sukses të veprimtarive të strukturave që ata drejtojnë; dh) dokumentimin e të gjitha transaksioneve financiare dhe të tjera dhe garantimin e gjurmës së auditimit për të gjitha proceset që ndodhin në njësi; e) pranimin ose jo të dokumentacionit, bazuar në kontrollet pas faktit, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi; ë) mbajtjen e sistemit të kontabilitetit, raportimit për vendimmarrjen, në funksion të realizimit të objektivave, kontabilizimin e plotë, të saktë dhe në kohë të të gjitha transaksioneve, si dhe përgatitjen e pasqyrave financiare të njësisë, në përputhje me rregullat e miratuara nga Ministria e Financave. Sistemi i kompjuterizuar i thesarit mund të përdoret për kontabilizimin dhe raportimin e transaksioneve financiare të njësisë publike, bazuar në kriteret e vendosura nga Ministria e Financave; f) ruajtjen dhe mbrojtjen e aktiveve dhe të dokumentacionit të njësisë kundrejt humbjeve, vjedhjeve, keqpërdorimit dhe përdorimit të paautorizuar; g) garantimin e mbledhjes së të gjitha borxheve të paarkëtuara dhe, në rastet kur nuk është i mundur të mblidhet ky borxh, duhet të ketë dokumentacion të plotë për të vërtetuar që kryen të gjitha përpjekjet për mbledhjen e tij, me përjashtim të rasteve kur përgjegjësia rregullohet me ligje të veçanta; gj) garantimin që të gjithë kreditorët të paguhen në kohë dhe në rastet kur kreditorët nuk janë paguar apo në rast ankesash për mospagesë nga kreditorët, nëpunësi zbatues duhet t'ia shpjegojë rrethanat nëpunësit autorizues. 4. Nëpunësit zbatues të të gjitha niveleve të njësisë publike nuk kanë të drejtë delegimi të përgjegjësive të përmendura në pikën 2 dhe në pikën 3 shkronjat "a", "ç", "e", "g" dhe "gj" të këtij neni.”.

Gjithashtu, në nenin 19 të Ligjit Nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nën titullin Nëpunësi autorizues”, parashikohet shprehimisht se: “Nëpunës autorizues, në njësitë e qeverisjes qendrore, është punonjësi i administratës publike i nivelit më të lartë të shërbimit civil. Për Ministrinë e Financave, nëpunësi i parë autorizues emëron një punonjës të nivelit të lartë të administratës publike si nëpunës autorizues. Në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, që nuk janë pjesë e pushtetit ekzekutiv, nëpunës autorizues është punonjësi i nivelit më të lartë menaxhues. Nëpunës autorizues në njësitë e qeverisjes vendore është kryetari i njësisë, ndërsa zëvendësi i tij është nëpunës autorizues i deleguar, nëse kryetari vendos ta delegojë këtë përgjegjësi. Nëpunësi autorizues i njësisë shpenzuese është titullari i kësaj njësie. Titullari i njësisë së qeverisjes së përgjithshme njofton nëpunësin e parë autorizues për caktimin e nëpunësit autorizues të njësisë së vet. Nëpunësi autorizues është përgjegjës për menaxhimin financiar në njësinë e qeverisjes së përgjithshme ku është caktuar, në përputhje me parimet e përcaktuara në nenin 4, të këtij ligji. Nëpunësi autorizues, në momentin e emërimit, njofton degën përkatëse të thesarit për depozitimin e firmës, lidhur me kryerjen e veprimeve në thesar. Përgjegjësitë për menaxhimin financiar përfshijnë, por nuk kufizohen me: a) përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, kontabilitetin dhe raportimin e buxhetit të njësisë së qeverisjes së përgjithshme; b) sigurimin e përdorimit me efiçencë, efektivitet dhe ekonomi të burimeve publike që ai menaxhon. Nëpunësi autorizues vepron në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij.”, ndërsa në nenin 20 të këtij Ligji nën titullin “Nëpunësi zbatues”, parashikohet shprehimisht se: Nëpunësi zbatues është drejtuesi i strukturës përgjegjëse për financat në njësinë e qeverisjes së përgjithshme, i cili plotëson kriteret e posaçme të punësimit dhe mbulon fushat e përgjegjësisë të përcaktuara në legjislacionin për menaxhimin financiar dhe kontrollin. Nëpunësi autorizues i njësisë së qeverisjes së përgjithshme, i të gjitha niveleve, në momentin e emërimit të nëpunësit zbatues njofton nëpunësin e parë autorizues dhe degën përkatëse të thesarit për depozitimin e firmës, lidhur me kryerjen e veprimeve në thesar.”. Nga përmbajtja e këtyre dispozitave rezulton se Nëpunësi zbatues është pikërisht drejtuesi i strukturës përgjegjëse për financat në njësinë e qeverisjes së përgjithshme. Prandaj, në çdo institucion për efekt të zbatimit korrekt të ligjit Nëpunësi Zbatues duhet të jetë titullari i strukturës përgjegjëse të financave. Pra, nëpunësi zbatues hynë në kategorinë e nëpunësive civil të nivelit më të lartë drejtues në strukturën përgjegjëse të financave. Në rast se struktura përgjegjëse për financat është në nivel “Drejtorie”, dhe ka në përbërjes të saj pozicionin “Drejtor drejtorie”, “Shef sektori”,“Specialist, Nëpunësi Zbatues është drejtori i kësaj njësie, në vartësi direkte nga nëpunësi autorizues i njësisë dhe në asnjë rrethanë nuk mund të jetë “Shefi sektorit”, pasi nuk plotëson kriterin e posaҫëm ligjor “drejtuesi i strukturës përgjegjëse për financat në njësinë e qeverisjes së përgjithshme”, dhe që “të vartësi direkte nga nëpunësi autorizues i njësisë”

Në bazë dhe për zbatim të ligjeve të cituara më lartë ka dalë Udhëzimi Nr. 1, datë 25.10.2016 “Për Nëpunësit Zbatues të të gjitha niveleve”, i Ministrit të Financave. Në pikën 1.2. të këtij udhëzimi nën titullin “Nëpunësi Zbatues” parashikohet shprehimisht se: “1.2 Nëpunësi Zbatues NZ i njësisë publike është drejtuesi i strukturës përgjegjëse për financat e njësisë publike në vartësi direkte nga Nëpunësi Autorizues i njësisë dhe që ka përfunduar studimet e ciklit të dytë në shkencat ekonomike ose zotëron diplomë universitare të ekuivalentuar me të, me përvojë pune jo më pak se pesë vjet në profesion. Në njësitë publike të ndërtuara me më shumë se dy nivele vartësie, punonjësit e financës, në strukturat përgjegjëse për financat, të vendosur në nivelet e poshtme të vartësisë konsiderohen punonjës të deleguar të Nëpunësit Zbatues, të njësisë nga varen. Punonjësit e financës të vendosur në nivelet e poshtme të vartësisë, duhet të kenë përfunduar të paktën studimet e ciklit të parë në shkencat ekonomike dhe raportojnë në mënyrë të dyfishtë tek Nëpunësi Zbatues i njësisë nga varen dhe Nëpunësi Autorizues përkatës.”. Në këtë udhëzim parashikohen në mënyrë të detajuar detyrat e Nëpunësit Zbatues sikurse citohen në përshkrimin e punës të miratuar për pozicionin Drejtor, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”.

Duke mbajtur në konsideratë kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë Nëpunësi Zbatues, në nenin 25 pika 1 dhe 2 gërma “c” të Vendimit nr. 622, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, nën titullin “Kriteret e pranimit”, parashikohet shprehimisht se: “1. Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor, një kandidat duhet të plotësojë: a) kriteret e përgjithshme; b) kriteret e veçanta. 2. Kriteret e përgjithshme janë: a) të jetë shtetas shqiptar; b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; dh) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil apo shërbimi civil gjyqësor, që nuk është shuar sipas ligjit. 3. Kriteret e veçanta janë: c) për pozicionin e nëpunësit zbatues/drejtues i buxhetit punonjësi në detyrë duhet të përmbushë kriteret e përcaktuara në legjislacionin përkatës për menaxhimin financiar dhe kontrollin, të cilët kanë përfunduar studimet e ciklit të dytë në “Master shkencor” ose zotëron diplomë universitare të ekuivalentuar me të, me përvojë pune jo më pak se pesë vjet në profesion.”.

Të njëjta kritere janë sanksionuar edhe në Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor Nr. 338, datë 24.09.2020 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për dhënien e statusit të nëpunësit civil gjyqësor, punonjësve në detyrë në gjykata”. Kështu, në nenin 4 të këtij vendimi, nën titullin “Kriteret”, parashikohet shprehimisht se: “1. Punonjësit në detyrë i jepet statusi i nëpunësit civil gjyqësor, nëse përmbush kriteret e klasifikuara si më poshtë: a) të përgjithshme; b) të veçanta. 2. Kriteret e përgjithshme janë: a) të jetë shtetas shqiptar; b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; dh) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit; 3. Kriteret e veçanta janë: …c) për pozicionin e nëpunësit zbatues/drejtues i buxhetit punonjësi në detyrë duhet të përmbushë kriteret e përcaktuara në legjislacionin përkatës për menaxhimin financiar dhe kontrollin, të cilët kanë përfunduar studimet e ciklit të dytë në “Master shkencor” ose zotëron diplomë universitare të ekuivalentuar me të, me përvojë pune jo më pak se pesë vjet në profesion.”.

Mbështetur në vendimin e mësipërm të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me Vendimin nr. 18/1, datë 17.12.2020, të Këshillit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kryetares së Degës së Buxhetit, znj. Dhurata Shehu, i është dhënë statusi i nëpunësit civil gjyqësor. Ky vendim është dhënë nga Këshilli i Gjykatës pas shqyrtimit të dokumentacionit në dosjen personale të punonjësit dhe pas vlerësimit të subjekti në detyrën e nëpunësit zbatues/drejtues i buxhetit, ku subjekti i plotëson kriteret formale sipas ligjit dhe në përfundim të procedurës vendosi dhënien e statusit të nëpunësit civil gjyqësor, për arsyet e poshtëshënuara. Së pari, Znj. Dhurata Shehu është subjekt i ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” sipas kategorizimit të përcaktuara në nenin 50 1 gërma “dh” të këtij ligji, si dhe vendimit nr. 338, datë 24.09.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor neni 2/3 i tij, në detyrën e nëpunësit zbatues/drejtues i buxhetit. Së dyti, subjekti i plotëson kriteret e përgjithshme dhe kriteret e veҫanta, e konkretisht: Kriteret e përgjithshme: Është shtetase shqiptare, me zotësi të plotë për të vepruar, identifikuar me ID G35730084C, e padënuar më parë, e aftë për punë dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi. Kriteret e veҫanta. – Ka përfunduar arsimin e lartë. Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, DIND Fakulteti Ekonomik; - Ka përvojën e duhur profesionale sipas ligjit, pasi është emëruar në detyrën e Kryetares së Degës së Buxhetit në ish Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda më datë 07.11.2007 deri më datë 19.12.2019 dhe Kryetare e Degës së Buxhetit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në datë 19.12.2019 deri sot, si dhe ka përvojë pune mbi 15 (pesëmbëdhjetë) vjet si Kryetare e Degës së Buxhetit. Për sa më sipër, në mbështetje të nenit 4, pika 2 dhe pika 3 gërma “a” të vendimit nr. 338 24.09.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për dhënien e statusit të nëpunësit civil gjyqësor, punonjësve në detyrë në gjykata”, ky Këshill arrin në përfundimin se punonjësi në detyrë i plotëson kriteret formale të pozicionit të punës të nëpunësit zbatues/drejtues i buxhetit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Mbështetur në analizën e mësipërme, Këshilli i Gjykatës ҫmon se pozicioni i punës “Kryetar i Degës së Buxhetit Gjyqësor” dhe pozicioni i punës “Drejtor, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”, nga analiza e përshkrimit të punës dhe detyrave që kryejnë, në respektim të nenit 12 pika 1 të Ligjit Nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar Dhe Kontrollin”, i ndryshuar, nenit 20 të Ligjit Nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe pikë 1.2. të Udhëzimit Nr. 1, datë 25.10.2016 “Për Nëpunësit Zbatues të të gjitha niveleve”, i Ministrit të Financave, ushtrojnë detyrën e “Nëpunësit Zbatues” i njësisë publike, i cili është drejtuesi i strukturës përgjegjëse për financat e njësisë publike, në vartësi direkte nga nëpunësi autorizues i njësisë. Ndërkohë që sipas nenit 25 pika 1 dhe 2 gërma “c” të vendimit Nr. 622, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, pozicioni i punës “Kryetar i Degës së Buxhetit Gjyqësor” dhe pozicioni i punës “Drejtor, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”, konsiderohen “nëpunësit zbatues/drejtues i buxhetit”. Pra, këto pozicione pune bëjnë pjesë në të njëjtën kategori, atë të “drejtuesi i strukturës përgjegjëse për financat e njësisë publike”. 

Gjithashtu, pozicioni i punës “Kryetar i Degës së Buxhetit Gjyqësor” dhe pozicioni i punës “Drejtor, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”, sipas strukturës së re, kryen të njëjtat detyra të parashikuara nga Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e Pushtetin Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligji nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, Ligji nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” si dhe aktet e tjera në zbatim të tyre. Këshilli i Gjykatës ҫmon duke mbajtur në konsideratë faktin se administrata aktuale e GJKKO-së në përgatitjen e përshkrimit të punës për secilin pozicion pune të kësaj gjykate është treguar kujdes që përshkrimi të bëhej sipas pozicioneve dhe detyrave që kryejnë nëpunësit aktual. Kjo është mbajtur në konsideratë edhe për pozicionin e punës “Drejtor, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”, që të ushtrojë të njëjtat kompetenca që ka ushtruar “Kryetar i Degës së Buxhetit Gjyqësor”.

Ndryshimi i emërtesës të “Drejtuesit të strukturës përgjegjëse për financat pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, nga “Kryetar i Degës së Buxhetit Gjyqësor” Drejtor, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”, si nëpunës të nivelit drejtues, është bërë në respektim edhe të Vendimit nr. 142, datë 12.3.2014 të Këshillit të Ministrave “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e Administratës Shtetërore dhe Institucionet e Pavarura”. Duke mbajtur në konsideratë faktin që bëhet fjalë vetëm për një Gjykatë të Posaçme në rang vendi, nivelin e punës që pritet të ketë struktura e “Nëpunësit Zbatues” pranë kësaj gjykate, i cili është drejtuesi i strukturës përgjegjëse për financat e njësisë publike, në vartësi direkte nga nëpunësi autorizues i njësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor me vendimin 148, datë 29.03.2023 “Për miratimin e rregullave standarde për organigramën, përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të pozicioneve të nëpunësve civilë gjyqësorë dhe punonjësve të tjerë të gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, kategoria e parë, me zyrë shërbimi”, e kategorizoi Nëpunës civil gjyqësor, Niveli i Mesëm Drejtues”. Kjo në respektim edhe të legjislacionit të posaҫëm.[1] Më herët pozicionet e punës “Kryetar i Degës së Buxhetit Gjyqësor” nuk kanë qenë të kategorizuara sipas Ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, pasi nëpunësit e gjykatës kanë fituar statusin e nëpunësit civil vetëm pas hyrjen në fuqi të Vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor Nr. 338, datë 24.09.2020 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për dhënien e statusit të nëpunësit civil gjyqësor, punonjësve në detyrë në gjykata”.

Gjithashtu, Këshilli i Gjykatës ҫmon të theksojë se nocioni i të “njëjtës kategori” nuk lidhet me kategorinë e pagës të nëpunësit civil, por lidhet me nenin 19, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, ku pozicionet e punës në shërbimin civil ndahen në këto kategori, a) të lartë drejtues; b) të mesëm drejtues; c) të ulët drejtues dhe ç) ekzekutiv.[2]

Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese në vendimin Nr. 35 datë 22.11.2022 lidhur me konceptin “kategori të nëpunësit civil” ndër të tjera ka arsyetuar: 63. Duke vijuar me analizën e kuadrit ligjor për shërbimin civil, Gjykata vëren se ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” (ligji nr. 152/2013) i ka klasifikuar pozicionet e shërbimit civil sipas kategorive, klasave dhe natyrës së pozicionit (neni 19, pikat 1-4). Kështu, pozicionet e shërbimit civil ndahen në këto kategori nëpunësish: a) i lartë drejtues; b) i mesëm drejtues; c) i ulët drejtues; ç) ekzekutiv. Në kategorinë e nëpunësit të lartë drejtues përfshihen pozicionet: a) sekretar i përgjithshëm; b) drejtor departamenti; c) drejtor drejtorie të përgjithshme; ç) pozicionet e barasvlershme me tre të parat. Më tej, ligji e ndan secilën kategori në klasa, por duke mos bërë klasifikimin në klasa të pozicioneve të punës që bëjnë pjesë në to.”.

Duke i’u referuar përshkrimit të punës “Drejtor, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”, pranë GJKKO-së, Këshilli i Gjykatës konstaton se, znj. Dhurata Shehu nëpunëse civile me detyrë “Kryetare e Degës së Buxhetit Gjyqësor”, i plotëson kushet e përgjithshme dhe të posaҫme në pozicionin e punës të “Nëpunës Zbatues” të ri-emërtuar “Drejtor, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”. Kjo për arsyet si më poshtë vijon:

Së pari, lidhur me arsimimin znj. Dhurata Shehu disponon Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë në Fakultetin Ekonomik, lëshuar më datë 30.06.1986, ku rezulton se ka kryer kursin e plotë të Fakultetit të Ekonomisë në vitet 1982-1986 dhe ka përfunduar studimet me kohë të plotë pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dega Merceologjisë, si dhe ka kryer Kursin 1 (një) vjeçar të Kualifikimit të Specialistëve të Lartë të Financë-Bankës, pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, në periudhën 2007-2008. Diploma Nivelit të Dytë e znj. Dhurata Shehu e lëshuar përpara hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 80/2015 është ekuivalente me diplomën universitare “Master i Shkencave”.

Së dyti, lidhur me përvojën profesionale nga Libreza e Punës së znj. Dhurata Shehu rezulton se kjo shtetase ka 28 vite pune në profesionin ekonomistes nga të cilat, ka punuar në pozicionin e punës “Kryetare e Degës së Buxhetit” në ish Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda nga data 07.11.2007 deri më datë 19.12.2019, si dhe “Kryetare e Degës së Buxhetit” në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që nga data 19.12.2019 e në vazhdim aktualisht. Nga këto akte rezulton se znj. Dhurata Shehu ka mbi 15 (dymbëdhjetë) vite pune në të njëjtin pozicion pune, konkretisht Kryetar i Degës së Buxhetit (Drejtues Buxheti), pozicion i cili konsiderohet pozicion “Drejtues” i strukturës përgjegjëse për financat e njësisë publike sipas nenit 12 pika 1 të Ligjit Nr. 10 296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, i ndryshuar, nenit 20 të Ligjit Nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe pikë 1.2. të Udhëzimit Nr. 1, datë 25.10.2016 “Për Nëpunësit Zbatues të të gjitha niveleve”, i Ministrit të Financave.

Sa më sipër u arsyetua, Këshilli i Gjykatës, duke mbajtur në konsideratë faktin se: 1) Administrata e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  nuk i nënshtrohet procesit të ristrukturimit; 2) pozicioni i punës “Kryetar i Degës së Buxhetit Gjyqësor” dhe pozicioni i punës “Drejtor, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, sipas strukturës së re, kryen të njëjta detyra dhe bëjnë pjesë në të njëjtën kategori “nëpunësit zbatues/drejtues i buxhetit”; 3) ndryshimi i emërtesës të “Drejtuesit të strukturës përgjegjëse për financat pranë GJKKO-së”, nga “Kryetar i Degës së Buxhetit Gjyqësor” Drejtor, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”, si nëpunës të nivelit drejtues është bërë për të respektuar Vendimin nr. 142, datë 12.3.2014 të Këshillit të Ministrave “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura”, pasi funksionet nuk kanë ndryshuar; 4) znj. Dhurata Shehu nëpunëse civile me detyrë “Kryetare e Degës së Buxhetit Gjyqësor”, i plotëson kushtet e përgjithshme dhe të posaҫme në pozicionin e punës të “Nëpunës Zbatues” të ri-emërtuar “Drejtor, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”, ҫmon se formalisht duhet të dalë me një vendim për sistemin në këtë pozicion edhe pse formalisht është i njëjti pozicion pune me “Kryetar i Degës së Buxhetit”, të cilit i ka ndryshuar emërtesa.

PËR KËTO ARSYE:

Këshilli i Gjykatës, bazuar në nenet 56 pika 6 dhe 7 gërma “a” dhe “b” dhe 66 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, nenit 12 pika 1 të Ligjit nr. 10 296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, i ndryshuar, nenit 20 të Ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; pikën 1.2. të Udhëzimit nr. 1, datë 25.10.2016 “Për Nëpunësit Zbatues të të gjitha niveleve”, i Ministrit të Financave, nenin 25 pika 1 dhe 2 gërma “c” të Vendimit e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 622, datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 338, datë 24.09.2020 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për dhënien e statusit të nëpunësit civil gjyqësor, punonjësve në detyrë në gjykata”, Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 147, datë 29.03.2023 “Për përcaktimin e kategorive të gjykatave”, Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 148, datë 29.03.2023 “Për miratimin e rregullave standarde për organigramën, përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të pozicioneve të nëpunësve civilë gjyqësorë dhe punonjësve të tjerë të gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, kategoria e parë, me zyrë shërbimi”, si dhe në Vendimin nr. 6, datë 07,07.2023 të Këshillit të Gjykatës “Për miratimin e strukturës dhe organigramës së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”,

VENDOSI:

  1. Konstatimin e ndryshimit të emërtimit të pozicionit të punës Nëpunësit zbatues/drejtues i buxhetit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga “Kryetar i Degës së Buxhetit Gjyqësor” pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në “Drejtor, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  1. Vazhdimin nga znj. Dhurata Shehu të ushtrimit të detyrës si nëpunëse civile në detyrën “Drejtor, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  1. Ky vendim hyn në fuqi më datën 10.07.2023.

  1. Ky vendim t’i komunikohet znj. Dhurata Shehu.

Ky vendim u shpall sot, në datën 07.07.2023 dhe një kopje i dërgohet Këshillit të Lartë Gjyqësor.

KËSHILLI I GJYKATËS

    Anëtar/Kancelar                   Kryetare/Zëvendëskryetare              Anëtare/Gjyqtare 

      Saimir SHYTI                                Irena GJOKA                              Etleva DEDA       

 

[1] Nenit 12 pika 1 të Ligjit Nr. 10 296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, i ndryshuar.

[2] Shiko vendimin Nr. 183, datë 28.07.2017 “Mbi verifikimin e ligjshmërisë të aktit nr. 191, datë 05.06.2017, të Kryetarit të Bashkisë Kolonjë, për trasferimin e përkohshëm të nëpunëses”,Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.