Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

VENDIM

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS

Nr.1790/8 prot.                                                                                     Tiranë, më 07.07.2023

VENDIM

Nr. 9, datë 07.07.2023

PËR

“MIRATIMIN E PROJEKTBUXHETIT PËR VITET 2024-2026, FAZA E DYTË”

Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në mbledhjen e tij të datës 07.07.2023, bazuar në nenet 27, 28, 38 të ligjit nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH”, si dhe në nenet 9, 10, 16 të vendimit nr.71, datë 20.05.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për procedurën e funksionimit të mbledhjes së Këshillit të Gjykatës”;

                                                              V E N D O S I:              

  1. Miratimin e projekt-buxhetit për vitet 2024-2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të relacionit shoqërues të përgatitur nga nëpunësi zbatues i kësaj gjykate, znj.Dhurata Shehu, për fazën e dytë të tij.

  1. Dërgimin e këtij vendimi pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor brenda afateve të përcaktuara.

  1. Ngarkohet nëpunësi i IT-së të bëjë publikimin e vendimit në faqen e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në internet.

  1. Ngarkohet Kancelari të marrë masat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi.

  1. Ky vendim hyn në fuqi më datë 07.07.2023.

                                                                                        

                                                   KËSHILLI I GJYKATËS                                

    Anëtar/Kancelar                   Kryetare/Zëvendëskryetare              Anëtare/Gjyqtare 

      Saimir SHYTI                                Irena GJOKA                              Etleva DEDA