Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

VENDIM

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

KËSHILLI I GJYKATËS

Nr. 2277/2 prot.                                                                                 Tiranë, më 11.09.2023

VENDIM

Nr. 10, datë 11.09.2023

PËR

                   SHPALLJEN E KATËR VENDEVE VAKANTE PRANË GJ.K.K.O

Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në mbledhjen e tij të datës 11.09.2023, bazuar në ligjin nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH”, i ndryshuar, ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimin e KLGJ-së nr.622, datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, Udhëzimin nr.85, datë 11.03.2021 të KLGJ-së “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”; si dhe në nenet 9 dhe 16 të vendimit nr.71, datë 20.05.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për procedurën e funksionimit të mbledhjes së Këshillit të Gjykatës”;

V E N D O S I:

  1. Shpalljen një vendi vakant në pozicionin Shef Sektori në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Shërbimeve Mbështetëse dhe Prokurimeve, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  1. Shpalljen e një vendi vakant në pozicionin Shef Sektori në Sektorin e IT, Statistikë dhe Marrëdhënieve me Publikun dhe Median, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  1. Shpalljen e një vendi vakant në pozicionin Shef Sektori në Sektorin e Protokoll/Arkivë, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  1. Shpalljen e një vendi vakant në pozicionin sekretare gjyqësore, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  1. Ngarkohet Kancelari për zbatimin e këtij Vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë!

Tiranë, më 11.09.2023.

    KËSHILLI I GJYKATËS