Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

VENDIM

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPERISË
GJYKATA E POSACME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS

Nr. 2604/3 Prot.                                                                                           Tiranë, më 06.11.2023

V E N D I M

Nr. 14, datë  06.11.2023

PËR

EMËRIMIN E ZNJ. JONILDA SALLAKU, NË DETYRËN E SHEF SEKTORI, NË SEKTORIN E BURIMEVE NJERËZORE, SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DHE PROKURIMEVE”, PRANË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga Zëvendëskryetarja Irena Gjoka, Gjyqtarja Etleva Deda dhe  Kancelari Saimir Shyti, u mblodh në datën 02.11.2023, në kuadër të procedurës së plotësimit të vendeve vakante me procedurën e ngritjes në detyrë, mbështetur në Kreun III “Ngritja në detyrë”, të Vendimit të KLGJ nr. 622 datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, si dhe në Udhëzimin nr. 85, datë 11.03.2021, e KLGJ-së “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, për pozicionin vakant për nëpunës civil gjyqësor,

  • për 1 (një) Shef Sektori, në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Shërbimeve Mbështetëse dhe Prokurimeve”.

Këshilli i Gjykatës, bazuar në nenet 15-21 të Vendimit të sipërcituar të KLGJ-së, me nr. 622 datë 10.12.2020, në përfundim të procesit të vlerësimit të kandidatëve, pas përfundimit të vlerësimit paraprak dhe procedurave të ankimimit (ku nuk kishte ankues), në mbledhjen e tij vlerësoi me 95 pikë, Znj. Jonilda Sallaku dhe e shpalli atë si kandidate fituese për pozicionin e 1 (një) vendi vakant, si Shef Sektori, në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Shërbimeve Mbështetëse dhe Prokurimeve”, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

PËR SA MË SIPËR

Bazuar në Ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e KLGJ-së nr. 622, datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, Udhëzimin nr. 85, datë 11.03.2021, e KLGJ-së “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, si dhe mbështetur në rezultatet e vlerësimit profesional të kandidatëve që konkuruan për 1 (një) pozicion vakant për “Shef Sektori, në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Shërbimeve Mbështetëse dhe Prokurimeve”,

Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

V E N D O S I

  1. Znj. Jonilda Sallaku emërohet në detyrën e “Shef Sektori, në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Shërbimeve Mbështetëse dhe Prokurimeve”, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  1. Shpalljen e Vendimit në faqen web të Gjykatës www.gjp.gov.al dhe dërgimin e tij  në Këshillin e Lartë Gjyqësor për publikim.

  1. Ngarkohet Kancelari për zbatimin e këtij Vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI I GJYKATËS