Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

VENDIM

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPERISË
GJYKATA E POSACME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS

Nr. 2608/4 Prot.                                                                                           Tiranë, më 06.11.2023

V E N D I M

Nr. 17, datë  06.11.2023

PËR

EMËRIMIN E ZNJ. ERBLINA DARDHA, NË DETYRËN E “SEKRETARES GJYQËSORE”, PRANË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga Zëvendëskryetarja Irena Gjoka, Gjyqtarja Etleva Deda dhe  Kancelari Saimir Shyti, u mblodh në datën 02.11.2023, në kuadër të procedurës së plotësimit të vendeve vakante me lëvizje paralele, në procedurën lëvizjes paralele në shërbimin civil gjyqësor, mbështetur në Kreun II “Lëvizja Paralele”, të Vendimit të KLGJ nr. 622 datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, si dhe në Udhëzimin nr.85, datë 11.03.2021, e KLGJ-së “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, për pozicionin vakant për nëpunës civil gjyqësor,

  • për 1 (një) Sekretar/e gjyqësor/e.

Këshilli i Gjykatës, bazuar në nenet 7-13 të Vendimit të sipërcituar të KLGJ-së, me nr. 622 datë 10.12.2020, në përfundim të procesit të vlerësimit të kandidatëve, pas përfundimit të vlerësimit paraprak dhe procedurave të ankimimit (ku nuk kishte ankues), në mbledhjen e tij vlerësoi me 93 pikë, Znj. Erblina Dardha dhe e shpalli atë si kandidate fituese për pozicionin e 1 (një) vendi vakant, si sekretare gjyqësore, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

PËR SA MË SIPËR

Bazuar në Ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e KLGJ-së nr. 622, datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, Udhëzimin nr. 85, datë 11.03.2021, e KLGJ-së “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, si dhe mbështetur në rezultatet e vlerësimit profesional të kandidatëve që konkuruan për 1 (një) pozicion vakant për Sekretare gjyqësore,

Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

V E N D O S I

  1. Znj. Erblina Dardha emërohet në detyrën e sekretares gjyqësore, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  1. Shpalljen e Vendimit në faqen web të Gjykatës www.gjp.gov.al dhe dërgimin e tij  në Këshillin e Lartë Gjyqësor për publikim.

  1. Ngarkohet Kancelari për zbatimin e këtij Vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI I GJYKATËS