Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

VENDIM

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPERISË
GJYKATA E POSACME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS

Nr.3044/3 Prot.                                                                                           Tiranë, më 13.11.2023

V E N D I M

Nr. 19, datë  13.11.2023

PËR

EMËRIMIN E ZNJ. ÇILJETA PRIFTI, PËR NJË PERIUDHË PROVE 1 VJEÇARE, NË DETYRËN E DREJTOR, NË DREJTORINË E BUXHETIT DHE MENAXHIMIT FINANCIAR”, PRANË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR.

Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga Zëvendëskryetarja Irena Gjoka, Gjyqtarja Etleva Deda dhe  Kancelari Saimir Shyti, u mblodh në datën 13.11.2023, në kuadër të procedurës së plotësimit të vendeve vakante me procedurën e pranimit në Shërbimin Civil Gjyqësor, bazuar në nenin 27, pikat 1 dhe 2, nenin 28, si dhe nenin 60, 61, 62 të ligjit nr. 98/2016, datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, mbështetur në Kreun IV “Pranimi në Shërbimin Civil Gjyqësor”, të Vendimit të KLGJ nr. 622 datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, si dhe në Udhëzimin nr. 85, datë 11.03.2021, e KLGJ-së “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, për pozicionin vakant për nëpunës civil gjyqësor,

  • për 1 (një) Drejtor, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar.

Këshilli i Gjykatës, bazuar në nenet 23-36 të Vendimit të sipërcituar të KLGJ-së, me nr. 622 datë 10.12.2020, në përfundim të procesit të vlerësimit të kandidatëve, pas përfundimit të vlerësimit paraprak dhe procedurave të ankimimit (ku nuk kishte ankues), në mbledhjen e tij vlerësoi me 90.67 pikë, Znj. Çiljeta Prifti dhe e shpalli atë si kandidate fituese për pozicionin e 1 (një) vendi vakant, si Drejtor, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

PËR SA MË SIPËR

Bazuar në Ligjin nr. 98/2016 datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe  funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, Vendimin e KLGJ-së nr. 622, datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, Udhëzimin nr. 85, datë 11.03.2021, e KLGJ-së “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, si dhe mbështetur në rezultatet e vlerësimit profesional të kandidatëve që konkuruan për 1 (një) pozicion vakant për “Drejtor, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”,

Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

V E N D O S I

  1. Znj. Çiljeta Prifti emërohet në detyrën e “Drejtor, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”, për një periudhë prove një vjeçare, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  1. Shpalljen e Vendimit në faqen web të Gjykatës www.gjp.gov.al dhe dërgimin e tij  në Këshillin e Lartë Gjyqësor për publikim.

  1. Për shkak të pozicionit si “Nëpunës Zbatues”, që ka Drejtori, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, emërimi i znj. Prifti do të bëhet pas përfundimit të procesit të verifikimit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve.

  1. Ngarkohet Kancelari për zbatimin e këtij Vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

KËSHILLI I GJYKATËS