Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

VENDIM

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS

Nr.3414/1 prot.                                                                                  Tiranë, më 14.12.2023

VENDIM

Nr.22, datë 14.12.2023

PËR

EMËRIMIN E PËRKOHSHËM TË ZNJ. MARSILDA SOGJA, NË DETYRËN E “SEKRETARES GJYQËSORE”, PRANË GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

 

                                          

Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga: Irena Gjoka Kryetare, Etleva Deda Anëtare, Saimir Shyti Anëtar, u mblodh sot, në datën 14.12.2023, në kuadër të procedurës së plotësimit të vendeve vakante me lëvzije paralele, në procedurën e lëvizjes paralele në shërbimin civil gjyqësor, mbështetur në Kreun II “Lëvizja paralele”, të Vendimit të KLGJ-së nr. 622, datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, si dhe në Udhëzimin nr. 85, datë 11.03.2021, të KLGJ-së “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor” për pozicionin vakant për nëpunësin civil gjyqësor,  për 1 (një) Sekretar/e gjyqësor/e.

Këshill i Gjykatës, bazuar në nenet 7-13 të Vendimit të sipërcituar të KLGJ-së, me nr. 622, datë 10.12.2020, në përfundim të procesit të vlerësimit të kandidates, pas përfundimit të vlerësimit paraprak dhe procedurave të ankimimit (ku nuk kishte ankues), në mbledhjen e tij vlerësoi me 91 pikë, Znj. Marsilda Sogja dhe e shpalli atë si kandidate fituese për pozicionin e 1 (një) vendi vakant, si sekretare gjyqësore, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

PËR SA MË SIPËR

Bazuar në Ligjin nr. 98/2016, datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, nenin 6 “Procedura e verifikimit të kushteve të sigurisë përpara emërimit në detyrë” të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”; Vendimin e KLGJ-së nr. 622, datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”; Udhëzimin nr. 85, datë 11.03.2021, të KLGJ-së “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, si dhe mbështetur në rezultatet e vlerësimit profesional të kandidates që konkuroi për 1 (një) pozicion vakant për Sekretare gjyqësore,

Në kushtet e rritjes së ngarkesës së punës, plotësimit të organikës me gjyqtarë të rinj, si dhe nevojës imediate për sekretare gjyqësore, duke e konsideruar rastin konkret, përjashtimor nga praktika e GJKKO-së, të imponuar nga kushtet e mësipërme,

Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

V E N D O S I:

1.  Znj. Marsilda Sogja emërohet përkohësisht në detyrën e sekretares gjyqësore, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, deri në përfundimin e procedurës së verifikimit të kushteve të sigurisë, sipas nenit 6 “Procedura e verifikimit të kushteve të sigurisë përpara emërimit në detyrë” të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

2.  Shpalljen e Vendimit në faqen web të Gjykatës www.gj.gov.al dhe dërgimin e tij në Këshillin e Lartë Gjyqësor për publikim.

3.  Ngarkohet Kancelari me zbatimin e këtij Vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë!

Tiranë, me datë 14.12.2023.

KËSHILLI I GJYKATËS