Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

VENDIM

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS

Nr. 3413/2 prot.                                                                                 Tiranë, më 14.12.2023

VENDIM

Nr. 23, datë 14.12.2023

PËR

REZULTATET E KONKURRIMIT SIPAS PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE SPECIALIST PËR STATISTIKAT GJYQËSORE, NË SEKTORIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, STATISTIKAVE DHE MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN, MEDIAN DHE ME JASHTË

Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga: Irena Gjoka - Kryetare, Etleva Deda - Anëtare, Saimir Shyti - Anëtar, sot, në mbledhjen e datës 14.12.2023, në zbatim neneve 7-13 të Vendimit nr.622, datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Udhëzimit nr. 85, datë 11.03.2021, të KLGJ-së “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor”, si dhe Vendimit nr. 6, datë 07.07.2023 “Për miratimin e strukturës dhe organigramës së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” të Këshillit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke vërejtur se:

Për pozicionin vakant të shpallur me datë 13.11.2023, Specialist për Statistikat Gjyqësore, në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, Statistikave dhe Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe me Jashtë, është paraqitur 1 (një) kandidaturë e vetme, znj. Dila Doçi. Pas verifikimit të kushteve të përgjithshme për lëvizjen paralele të përcaktuara në shpalljen e vendit vakant, rezultoi se kandidatja Dila Doçi i plotëson këto kushte. Nga shqyrtimi i dokumentacionit, Këshilli e vlerësoi znj. Dila Doçi me 90 pikë.

Përveç kushteve të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë edhe kriteret e veçanta. Në kriteret e veçanta që kandidatët duhet të plotësojnë për t’u kualifikuar për fazën “Vlerësimi nga Këshilli i Gjykatës”, sipas neneve 7-11 të Vendimit nr.622, datë 10.12.2020 të KLGJ-së, përfshihen edhe kushtet e sigurisë sipas nenit 6 “Procedura e verifikimit të kushteve të sigurisë përpara emërimit në detyrë” të ligjit 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, si dhe neneve 40-43 të Kreut V “Kushtet e sigurisë dhe procedurat shtesë të verifikimit të kandidatëve për nëpunës civil gjyqësor në gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar” të Vendimit të sipërcituar të KLGJ-së.

Për znj. Dila Doçi, ka filluar procedura e verifikimit të kushteve të sigurisë, e cila nuk ka përfunduar ende. Në këto kushte vlerësohet se emërimi i saj në pozicionin Specialist për Statistikat Gjyqësore, në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, Statistikave dhe Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe me Jashtë do të kryhet pas marrjes së rezultatit përfundimtar mbi këtë verifikim nga ana e Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të  Pasurisë dhe Figurës.

Për sa më sipër Këshilli i Gjykatës,

V E N D O S I:

  1. Në përfundim të verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nenit 6 të ligjit 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, Znj. Dila Doçi do të njoftohet për rezultatet dhe statusin përfundimtar në raport me pozicionin e punës Specialist për Statistikat Gjyqësore, në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, Statistikave dhe Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe me Jashtë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuarr.
  2. Shpalljen e vendimit në faqen web të Gjykatës www.gjp.gov.al dhe dërgimin e tij në Këshillin e Lartë Gjyqësor për publikim.
  3. Ngarkohet Kancelari me zbatimin e këtij Vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Tiranë, me datë 14.12.2023.

KËSHILLI I GJYKATËS