Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

VENDIM

Logo koka dokumentit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KËSHILLI I GJYKATËS

Nr. 1251/2 Prot.,                                                                                Tiranë, më 08.04.2024

VENDIM

Nr. 1 , datë 08.04.2024

“PËR

“MIRATIMIN E PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM PËR VITET 2025-2027”

Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në mbledhjen e tij të datës 08.04.2024, bazuar në nenet 27, 28, 38 të Ligjit Nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH”, në nenet 9, 10, 16 të vendimit Nr. 71, datë 20.05.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për procedurën e funksionimit të mbledhjes së Këshillit të Gjykatës”, në Ligjin Nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe në udhëzimin Nr. 7, datë 28.02.2018 “Për procedurat standarde të përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm”,

V E N D O S I:

  1. Miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm për vitet 2025-2027 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe dokumentacionit shoqërues të përgatitur nga Nëpunësi Zbatues i kësaj Gjykate.

  1. Dërgimin e këtij vendimi pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor brenda afateve të përcaktuara.

  1. Ngarkohet nëpunësi i IT-së të bëjë publikimin e vendimit në faqen e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në internet.

  1. Ngarkohet Kancelari të marrë masat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi.

  1. Ky vendim hyn në fuqi më datë 08.04.2024.

                                                                                        

KËSHILLI I GJYKATËS