VENDIM PËR PËRFUNDIM TË MARDHËNIES SË PUNES ''ERMIRA FISHTA''
REPUBLIKA E SHQIPERISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Nr. 166 Prot Tiranë, datë 22.06.2021
VENDIM
Nr 19. Datë 22.06.2021
“Për përfundimin e marrëdhënieve të punës të arkivistes gjyqësore shtetases Ermira Fishta”
Në zbatim të ligjit nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH”, nenit 38/b, neni 57; Bazuar në vendimin e KLGJ-së nr.622, datë 10.12.2020 “Për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor” dhe udhëzimit nr.85, datë 11.03.2021 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet proçedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nëpërmjet konkurrimit të hapur”.
Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u mblodh në mbledhjen e datës 22
.06.2021, duke ju referuar aktit të vdekjes, nr. 285 datë 08.06.2021, lëshuar nga Njësia Administrative nr.9, Bashkia Tiranë nga i cili rezulton se në datën 07.06.2021 është ndarë nga jeta e ndjera znj.Ermira Fishta.
Sa më sipër, Këshilli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në mbledhjen e datës 22.06.2021,
VENDOSI:
1-Konstatimin e përfundimit të marrëdhënieve juridike të punës me “Arkivisten” shtetasen Ermira Fishta për shkak të ndarjes nga jeta.
2-Ngarkohet Kancelari të proçedojë me shpalljen e vendit vakant nëpërmjet procedurës për pranimin në shërbimin civil për pozicionin e “Arkivist gjyqësor”.
3-Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KËSHILLI I GJYKATËS
ZËVENDËSKRYETARE GJYQTARE KANCELAR
IRENA GJOKA ILIRIANA OLLDASHI SAIMIR SHYTI