Vendime të Këshillit të Gjykatës së Posaçme

VENDIM

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
KESHILLI I GJYKATËS

Nr._____Prot.
Tiranë, më 10/03/2020

V E N D I M

“Për marrjen e masave për zbatimin e Vendimit nr. 127 datë  10.03.2020 të KLGJ “Për pezullimin e veprimeve dhe shërbimeve gjyqsore  në të gjithë gjykatat në RSH” dhe marrjen e masave të tjera për mbrojtjen e shëndetit të gjyqtarëve, administratës,  subjekteve procedurale dhe publikut“

Këshilli i Gjykatës së Posacme  të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në mbledhjen e tij të sotme të datës 10.03.2020, pasi u njoh me Vendimin nr. 127 datë 10.03.2020 të KLGJ “Për pezullimin e veprimeve dhe shërbimeve gjyqsore në të gjithe gjykatat në RSH “, duke shqyrtuar situatën e përgjithshme të krijuar nga përhapja e infeksionit COVID – 2019,  diskutoi mbi zbatimin e Vendimit të KLGJ dhe masat e tjera që duhet të merren nga Gjykata, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të gjyqtarëve, administratës, subjekteve procedurale dhe publikut, dhe pas diskutimeve,

bazuar në nenin 38 pika d) shkronja f) shkronja g) dhe gj) të ligjit nr. 98/2016 datë 6.10.2016 “Për organizimin  e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë “, Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të vecanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 2019 “ si dhe Vendimin nr. 208 datë 10.03.2020 “Për caktimin e datave  10 deri më 23 mars 2020 ditë pushimi për prindin kujdestar të fëmijëve të mitur “ dhe Vendimin nr.  127 datë 10.03.2020 të KLGJ “Për pezullimin e veprimeve dhe shërbimeve gjyqsore në të gjithe gjykatat në RSH “.

V E N D O S I

  1. Pezullimin e veprimtarisë  dhe shërbimeve gjyqsore në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për një peiudhë dyjavore për shkak të situatës së krijuar nga  përhapja e infeksionit COVID - 2019.
  2. Vijimin e veprimtarisë gjyqsore  dhe shërbimeve gjyqsore vetëm për cështje të ngutshme sipas vlerësimit të gjyqtarëve  dhe për shqyrtimin e kërkesave që lidhen me masat e sigurimit për të pandehurit.
  3. Kufizimin e hyrjes së publikut dhe mediave në ambientet e gjykatës  me përjashtim të personave dhe subjekteve që kryejnë veprimtari të vlerësuar si të ngutshme dhe ato për masat e sigurimit dhe zhvillimin e seancave me dyer të mbyllura.
  4. Marrjen e masave që gjatë zhvillimit të seancava të ngutshme  dhe ato për shqyrtimin e  kërkesave mbi masat e sigurimit të respektohen rregullat parandaluese shëndetsore mbi sigurimin e shëndetit në përputhje me legjislacionin për luftën kundër përhapjes së sëmundjeve infektive dhe udhëzimeve të autoriteteve shëndetsore.
  5. Njoftimin e subjekteve procedurale  dhe publikut për komunikimin me gjykatën vetëm nëpërmjet postës  dhe komunikimit telefonik dhe elektronik sipas adresave dhe udhëzimeve që do bëhen publike nga ana e Gjykatës.
  6. Të përshtatet orari i punës në përputhje me urdhërimet e autoriteteve shtetërore për kufizimin e lëvizjes së shtetasve.
  7. Të hartohet një grafik për daljen në punë të punonjësve të administratës gjyqsore sipas aktit nënligjor për ditët e pushimit për prindin kujdestar te mitur.
  8. Të bëhet dizenfektimi tërësor i ambienteve të gjykatës.
  9. Të merren të gjitha masat e tjera të nevojshme parandaluese nga administrata dhe Sektori i Shërbimeve Mbështetëse. me qëllim mbrojtjen e shëndetit të gjyqtarëve, administratës, subjekteve procedurale dhe publikut.
  10. Ngarkohet Kancelari me ndjekjen e zbatimit të këtyre masave.

Tiranë, më 10 mars 2020

KESHILLI I GJYKATES

Saimir  SHYTI          Klodian   KURUSHI          Sandër   SIMONI

                        KANCELAR                Zv/ KRYETAR                    KRYETAR